Kombëtare

Komuna e Ferizajt ndihmohet nga misioni i OKB-së në Kosovë me materiale mbrojtëse

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, javë më parë ndihmoi familjet në nevojë në Ferizaj, me pako ushqimore e higjienike si mbështetje për të tejkaluar vështirësitë̈ që prodhoi pandemia me koronavirus.

Sot, kjo mbështetje vijoi me donacionin e maskave, dorëzave dhe pajisjeve informative për Komunën e Ferizajt.

E për ta pranuar këtë̈ donacion, ishte nënkryetari i Komunës, Florim Bajrami dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani.

Ata thanë se kjo mbështetje është e rëndësishme për tejkalimin më të lehtë të kësaj situate me pandeminë e virusit COVID-19.Komuna e Ferizajt shpreh publikisht falënderimin për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë që dhuroi këto materiale e pajisje

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.