Bota

Kompania amerikane Inovio Pharmaceuticals Inc ,thotë se vaksina për COVID-19 po prodhon antitrupa te minjtë laboratorikë

Kompania amerikane Inovio Pharmaceuticals Inc të mërkurën ka njoftuar se vaksina e saj eksperimentale për të parandaluar infeksionin me koronavirus po tregon se është duke prodhuar antitrupa mbrojtës dhe reagim të sistemit imunitar te minjtë dhe brejtësit laboratorikë.

Aksionet e kompanisë, që janë katërfishuar këtë vit, janë rritur në 17.7 për qind nga 17.13 për qind pas publikimeve të fundit.

“Ne kemi parë reagim të antitrupave që bëjnë shumë nga gjërat që duam të shohim në vaksinën eventuale. Ne jemi në gjendje të shënjestrojmë gjërat që do të parandalonin virusin”, ka thënë Dr. David Weiner, drejtor i qendrës së vaksinave dhe imunoterapisë në Institutin Wistar, që bashkëpunon me Inovion.

Nuk ka aktualisht tretman të aprovuar apo vaksina për COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Ekspertët parashikojnë se krijimi i një vaksine efikase mund të zgjasë 12 deri 18 muaj.

Inovio, që ka nisur testimin e vaksinës te njerëzit në prill, ka thënë se rezultatet preeliminare të testimeve priten në qershor. 40 pjesëmarrës të shëndetshëm morën pjesë në fazën e parë të testimit, ku ju dhanë dy doza, katër javë ndaras nga njëra-tjetra, të vaksinës, të quajtur INO-4800, dhe më pas janë kontrolluar për dy javë.

“Disa njerëz kanë pak skuqje në dorë”, ka thënë DR. Katherine Broderick, kreu i hulumtimit dhe zhvillimit te Inovio.

Me të dal të dhënat preeliminare, ajo thotë se Inovio pret të shkojë të marrë autorizimin nga autoritetet përkatëse në SHBA për të kaluar në fazën e dytë të testimit, që mund të ndodhë në korrik apo gusht.

Inovio ka njoftuar se në kafshët laboratorike që janë vaksinuar janë zbuluar antitrupa në mushkëritë.

Plani i Inovios është të testojë vaksinën te kafshët më të mëdha si lepujt e majmunët, e të kalojë në fazën “sfiduese” të studimit te minjtë, brejtësit e majmunët. Studimi sfidues përfshinë infektimin e qëllimshëm me virus të një kafshe dhe më pas të shihet nëse vaksina parandalon infektimin.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.