Kosova

Komisioni për Shëndetësi: Udhëheqësi i transfuzionit të gjakut të mos jetë specialist

Raportimi i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, atij të Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe përfaqësuesve të Odës së Mjekëve ishin vetëm disa nga planet e Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,deri në përfundim të këtij sezoni.

Kështu kanë thënë përfaqësuesit e këtij komisioni në mbledhjen e radhës, në të cilën dy grupet punuese kanë raportuar për Projektligjin për transfuzionin e gjakut dhe atë për ndërmarrjet sociale.

Me këtë rast, anëtarja e komisionit, nfa VV-ja, Fatmire Kollçaku, e cila shpjegoi punën që grupi punues ka bërë sa i përket çështjes së transfuzionit të gjakut, ka thënë se për të specializuar në transfuzionin e gjakut kanë propozuar që të mos jetë e detyrueshme që udhëheqësi i Institutit të transfuzionit të gjakut të jetë specialist.

Me një propozim të tillë është pajtuar edhe Time Kadrijaj, nga AAK, e cila ka theksuar se është në Ligjin për inspektoriatin, dhe sipas saj, të jetë mjek por me mundësi që me qenë specialist

Kurse, sa i përket grupit punues për ndërmarrje sociale, kryetarja e komisionit, Besa Baftiu, ka prezantuar rrjedhën e punës së komisionit lidhur me këtë projektligj.

“Ky projektligj ka kaluar në seancë në vitin e kaluar, por ne si komision i kemi pasë dyshimet tona, prandaj këto vonesa kanë një arsye. Gjatë kësaj periudhe kemi bërë një dëgjim publik, më pas kemi bërë një vizitë studimore në Shqipëri”, ka thënë ajo.

Megjithatë, anëtari tjetër Haxhi Avdyli, e cilësoi të rëndësishëm këtë projektligj, që sipas tij, është shumë me rëndësi për t’u aprovuar.

Ai ka thënë se janë dy kategori ku bën ofrim të shërbimeve për grupet e margjinalizuara dhe grupi tjetër ku bën veprimtari ekonomike, por ka për detyrë 30% të margjinalizuarve

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.