SPORT

Kombëtarja e Anglisë nesër mbërrin në Kosovë

Kombëtarja e Anglisë nesër mbërrin në Kosovë. FFK-ja konfirmon përmes një komunikate për media se “Tre Luanët” zbresin në aeroportin “Adem Jashari” nesër në ora 18:30.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kosova mban konferencë nesër në ora 16:15, derisa stërvitjen e mban në ora 17:00.

“Ju njoftojmë se është bërë një ndryshim në agjendën e Kombëtares së Kosovës për ditën e nesërme. Konferenca për media do të mbahet në orën 16:15, derisa stërvitja nis në orën 17:00. Po ashtu, ju rikujtojmë se Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë nesër në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë rreth orës 18:30”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Anglisë, të dielën nga ora 18:00.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483