Rajoni

Komandanti i NATO-s sot për vizitë në Shkup

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali amerikan James Foggo sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në agjendën e tij të takimeve, admiral amerikan do të takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Vasko Gjurcinovski, ndërsa më pas edhe me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Në kuadër të këtyre takimeve do të bisedohet për sferën e sigurisë dhe procesin e anëtarësimit të vendit në NATO, pas finalizimit të Marrëveshjes së Prespës.