SPORT

Kolumbi-Japoni, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Që në minutën e tretë Japonia fiton një penallti, teksa Sanchez për prekje të topit me dorë brenda zone ndëshkohet me të kuq, duke lënë Kolumbinë me dhjetë lojtarë në fushë.

Nga pika e bardhë Kagawa (5’) gjuan saktë, duke mposhtur portierin Ospina dhe Japonia kalon në avantazh.

Edhe pse me 10 vetë, Kolumbia reagon dhe në të 39’ pas një goditje dënimi Quintero barazon shifrat, 1-1. Goditja e tij nuk përfundon në rrjetë, por ka kaluar vijën fatale dhe gjyqtari e akordon gol.

Pjesa e parë mbyllet 1-1, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.