SPORT

Koliçi prezantohet si përforcim te Gjilani

Gjilani e ka prezantuar Enea Koliçin në fanellën e tyre edhe pse portieri ditë më parë e kompletoi kalimin.

Portieri nga Pogradeci nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin gjilanas, derisa ai ishte pjesë e disa skuadrave në Greqi dhe Shqipëri.

Koliçi do të jetë gardiani kryesor i Gjilanit, që aktualisht është pjesë e parakualifikimeve në Ligën e Evropës.

“Prezantim zyrtar. Enea Koliqi vesh fanellën e SC Gjilanit për herë të parë. Mirësevjen Enea”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase në Facebook. Koliçi ka mjaftë përvojë të madhe dhe Gjilani shpreson që në edicionin 2020/21 të përfitojë nga kjo gjë.

Prezantim ZyrtarEnea Koliqi vesh fanellën e SC Gjilanit për herë të parëMirësevjen Enea ?⚪️

Posted by SC Gjilani on Monday, August 10, 2020

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.