Bota

Kokra breshëri me madhësi sa një top golfi dhe 50 mijë rrufe e godasin Britaninë e Madhe

Britania e Madhe përjetoi disa orë më mot si në stinën e dimrit. Në qytetin Capel Curing në Uellsin e Veriut ra një breshër i fortë, me madhësinë e një topi golfi.

Breshëri ishte aq i fuqishëm, saqë aktivizoi edhe alarmet e makinave të parkuara. Në anën tjetër të Britanisë së Madhe njerëzit po shijonin diellin dhe temperaturat 32 gradë Celsius.

Për këtë arsye, ky u quajt një ndryshim i çuditshëm i motit. Nga ana tjetër, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u shënuan 50 mijë goditje rrufeje në 24 orë.

Stuhitë e mëdha dhe rrufetë sulmuan Britaninë e Madhe brenda natës, duke arritur nga Uellsi i Veriut në Skoci, pas valës së nxehtë të fundjavës. Autoritetet u frikësohen përmbytjeve për shkak të stuhive/VizionPlus.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483