KULTURË

Kosova do të përgatitet për aplikim në UNESCO, reagon ish-ambasadori serb

Profesori serb Darko Tanaskoviq tha sot se nuk ishte për t’u habitur që marrëveshja e Washingtonit nuk e detyronte Prishtinën të bënte asgjë, sepse sipas tij “deri më tani ata nuk kanë përmbushur asgjë nga ato për të cilat janë zotuar vetë”.

Tanaskoviq i cila ka shërbyer si ambasador i Serbisë pranë UNESCO-s tha se këtë vit mund të pritet që Prishtina të kandidojë përsëri për pranim në këtë organizatë, siç tha ai “sepse ata nuk kanë përmbushur asgjë deri më tani nga ajo që u zotuan dhe nënshkruan, përveç diç më pak të rëndësishme, nëse do të dëboheshin, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ditë më parë  është shprehur se shumë shpejt do t’i përgatisin të gjitha dosjet e nevojshme për aplikim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.

Dumoshi theksoi se çështja e pranimit në këtë organizatë është politike por shpreson që me ndihmën e ndërkombëtarëve Kosova do ta kalojë këtë proces.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Washington në mes Kosovës dhe Serbisë për një vit do të ketë ngrirje të lobimit për çnjohjeje por edhe ngrirje të aplikimin në organizatat ndërkombëtare.

Në nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.