SHËNDETËSIA

Kohë pa kohë, Durim apo frustrim!

Shkruan: Lule Alidema Zejnullahu
Vallë jemi lodhur, mërzitur, trishtuar nga kjo gjendje e mbyllur brenda caqeve të caktuara, brenda shtëpive, që po vazhdon ende mes nesh…

Njeriu natyrshëm është qënie që ka nevojën të jetë aktive, siç shpesh e kemi parë veten pa qënë nevoja bëjmë diçka, mirëpo njëkosishtë, jemi qënie edhe që dijmë të përshtatemi dhe adaptohemi…!

Vet ideja se jemi të kufizuar, dhe nuk e kemi lirinë e lëvizjes, njeriun e shpie në një gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike…

E vërteta qëndron se njeriun e mbanë të shëndetshëm aktiviteti, lëvizshmëria, e në të kundërtën e dëmton pasiviteti.

Prandaj, kjo gjendje pasiviteti kur atëherë detyrohemi të ndërpresim gjitha aktivitetet rutinore, nuk është për t’u habitur se mundë të na shpie në gjendje frustruese…

Frustrimi shumicën e rasteve shkaktohet si pasojë e ndrydhjes psiqike të nevojave dhe kërkesave tona, tek secili nga ne pa përjashtim!

Mirëpo, ne duke ditur se çfarë sillet rreth nesh, aq më tepër diçka që na cënon shëndetin gjithmonë duhet të gjejmë arësyen që ta mposhtim frustrimin.

Kjo gjendje vërtetë do të jetë e kushtueshme për secilin nga ne, sepse në një formë na nxori pa dashje nga binarët e jetës normale, na pasivizoi, nga shkaktoi humbje materiale, e mbi gjitha pasiguri në vete dhe mes vete.
Por sigurisht ne kemi durimin dhe dijmë qëllimin për qfarë bëhet fjalë, atëherë përveç që nuk do të frustrohemi, durimi ynë do të kthehet në një ndjenjë qetësie dhe stabiliteti për ne…!

Nëse nxitojmë dhe humbim durimin, atëherë do t’i bejmë dëme organizmit tonë, do të jemi të frustruar, të acaruar, irituar, do kemi ngarkesë psiqike, ramje inuniteti, ndjenja negative, dhe do të dëmtohemi më tepër se që kishim menduar!

Pra, ne dijmë qëllimin, prandaj do ta kemi forcën që durimi të mbizotëron mbi neve…
Për një durim të qëndrueshëm duhet vënë para vetes disa objektiva si psh, të ndërmarrim sa më tepër aktivitete që janë të mundura brenda ambienit, rrethanave, dhe kushteve tona.

Fundja, ky durim na u imponua nga rrethanat tashmë të krijuara, nuk është zgjedhja jonë, po është interesi jonë në mbrojtje të shëndetit tonë, prandaj të vazhdojmë t’a pranojmë në qetësi dhe pa dëmtuar vetën në këtë fazë kalimtare.