Kosova

Koci i reagon Osmanit për largimin e fotografisë së Thaçit, ia përmend edhe lidhjet familjare

Gani Koci i PDK-së, i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani pasi që ajo e ka larguar nga zyra fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.

Koci derisa ka shpërndarë lajmin për heqjen e fotografisë, ka zbuluar se ka lidhje familjare me Vjosa Osmanin, për të cilën tha se e ka shkelur ligjin me dy këmbë.

Ai tutje, ia ka përmendur Osmanit nënën e saj dhe familjarët e tjerë.

Postimi i plotë:

“Kjo tezakja ime, me ma të parën, me të dy këmbet shkeli, Ligjin Nr. 03/L-132 Neni 20 paragrafi 3 . Më duhet t’i tregoj tezës Fevzije, e nëse ajo nuk e ndalon, me duhet me shku deri te t’Dajës Cufë në Verbofc të Drenasit?”, ka shkruar ai.

Koci edhe më parë e kishte ofenduar Osmanin duke iu referuar si bukë simite.

Gani Koci

Kjo tezakja ime, me ma të parën, me të dy këmbet shkeli, Ligjin Nr. 03/L-132 Neni 20 paragrafi 3 .
Më duhet t’i tregoj tezës Fevzije, e nëse ajo nuk e ndalon, me duhet me shku deri te t’Dajës Cufë në Verbofc të Drenasit?

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.