Kosova

Koalicioni LDK-VV: Paqartësi rreth marrëveshjes

Kanë kaluar javë që nga takimi i fundit mes Kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes Albin Kurtit, për finalizimin e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Edhe pse në takimin e fundit u prit se do të merrej përgjigja përfundimtare për nënshkrimin e një koalicioni mes këtyre dy partive një gjë e tillë nuk u realizua. Zëra të shumtë dolën se shkak i mosfinalizimit të kësaj marrëveshje janë disa kushte në mesin e të cilave edhe posti i Presidentit që u kërkuan nga  LDK’ja. Përveç kësaj LDK kërkesë primare pati edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. E këto kushte nuk i ka pranuar Albin Kurti duke bërë që gjërat të mbeten pezull.

Që nga takimi i fundit nuk ka pasur më kontakte nga dy palët dhe se akoma nuk dihet se ku do të ndodhë takimi i radhës mes tyre.

Burime të brendshme të kosova.info bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë lëvizje që nga takimi i fundit që u zhvillua mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, dhe se procesi nga ngecur aty ku ka mbetur që nga takimi i fundit.

Kosova.info ka kontaktuar me një zyrtarë të LDK’së i cili në kushte anonimiteti ka bërë të ditur se që nga takimi i fundit nuk kanë pasur asnjë kontakt me VV’në dhe se nuk ka asnjë përparim drejt arritjes së një marrëveshje për themelimin e institucioneve.

E një gjë të tillë për kosova.info e ka thënë edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vrnaiqi. Sipas tij akoma nuk ka asgjë lidhur me këtë çështje pasi që kreu i VV’së gjendet jashtë vendit.

Kujtojmë që Albin Kurti është duke qëndruar në Gjermani në konferencën në Berlin “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483