Knaus: Bakoyannis rekomandon që Kosova të ftohet për anëtarësim në KiE

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka publikuar dy pika të opinionit të raportueses për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, Dora Bakoyannis. 

Knaus në një postim në X shkruan se në opinionin e i ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, thuhet që Asambleja t’i rekomandojë Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“17. Prandaj, Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave

17.1. Ftoni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”, thuhet në pikat e opinionit të Bakoyannis.

Knaus në videon e publikuar në X, ka theksuar se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Javën që vjen mahet takimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka në rend dite çështjen të Kosovës në Këshill të Evropës.

Go to TOP