Kosova

KMDLNj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UP’në

Drejtori i KDMLNJ, Behxhet Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me  Marjan Demën, rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas KMDLNJ ata nga kjo marrëveshje do të marrin në punë praktike studentë të Universitetit të Prishtinës çdo tre muaj prej të cilëve: studentë të Fakultetit Juridik, studentë të Fakultetit Filologjik; studentë të Fakultetit  Filozofik dhe  studentë të fakulteteve të tjera, sipas interesimit të studentëve. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNJ-ja, përmes një komisioni të përbashkët, e bëjnë përzgjedhjen e studentëve në çdo tre muaj.

Me rastin e përzgjedhjes së studentëve për punë praktike vullnetare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe KMDLNj-ja do të marrin parasysh notën mesatare të studentëve. Angazhimi në punë praktike është vullnetar, respektivisht pa pagesë. Në fund të periudhës së angazhimit, KMDLNJ-ja bënë vlerësimin e punës së praktikantëve dhe, bazuar në këtë vlerësim, lëshon certifikatë për punën praktike të kryer nga studentët.