SPORT

Klubi anglez ofron 22 milion euro për Muriqin

Sulmuesi i Fenerbahces dhe Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e klubit anglez, West Bromwich Albion, i cili ka gati një ofertë për shërbimet e tij.

Muriqi ka zhvilluar një super-sezon me klubin e madh turk duke shënuar 15 gola dhe duke shtuar gjashtë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Forma e tij e mirë dhe paraqitjet në nivel të lartë kanë bërë shumë klube evropiane, në veçanti ato angleze të vihen pas tij.Lexo po ashtu:Vedat Muriqi ka marr një telefonatë nga trajner i WBA, Sleven Bilic – sulmuesi i Fenerbahçes ka pranuar kalimin në Ligën Premier

Klubi i fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e yllit prizrenas të Kosovës është West Bromwich Albion.

WBA është afër inkuadrimit në Ligën Premier për sezonin e ri dhe trajneri i tyre kroati Slaven Bilic e pëlqen tej mase Muriqin.

Sipas të përditshmes turke Sabah, WBA ka gati një ofertë prej 20 milionë funtesh apo 22 milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës.

Oferta e klubit anglez pritet të formalizohet pasi të përfundojë sezoni në Championship dhe të hapet afati kalimtar i verës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.