SPORT

Klubet përafrojnë qëndrimet për Bale: Tottenhami do t’ia japë rrogën e plotë, Reali do t’ia paguajë bonuset

Tottenham Hotspur është në negociata me Real Madridin për transferimin e Gareth Bale.

Përfaqësuesit e dy klubeve dhe agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, janë duke biseduar për një mundësi huazimi dhe të gjitha palët janë të interesuara që të arrihet marrëveshja.,

Palët i kanë përafruar qëndrimet dhe Marca raporton se Spursat janë pajtuar që t’ia paguajnë rrogën e plotë uellsianit, ndërsa Realit do t’i mbeten që t’ia paguajë bonuset.

Bale nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane dhe klubi dëshiron me çdo kusht që ta heqë nga lista e pagave.

Tottenhami, ish-klubi i tij, është vendi ideal, ku 31-vjeçari mund ta rikthejë namin e tij. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483