SPORT

Kloppi përjashton mundësinë e largimit të Shaqirit, thotë se është i rëndësishëm

Xherdan Shaqiri do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për Liverpoolin sapo të rikthejë formën e tij fizike, ka deklaruar trajneri i tij, Jurgen Klopp.

Kloppi gjithashtu ka hedhur poshtë mundësinë që Shaqiri të largohet nga Anfield Road gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

28 vjeçari këtë sezon ka pasur problem me lëndime, derisa këtë sezon ka pasur vetëm katër paraqitje.

“Ai ishte i lënduar për pesë javë dhe kjo është një periudhë në të cilën ai nuk është parë si lojtar. Kur jam me të ai është plotësisht i lumtur dhe mirë. Spekulimet janë spekulime dhe s’mund të bëjmë asgjë për t’i ndryshuar. Sigurisht se ai ka të ardhme por këtu po flasim për të ardhmen deri në fund të sezonit dhe pastaj ndoshta ndonjë lojtar mund të vijë tek unë ose jo por askush nuk mendon për këtë. Këtë sezon ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published.