SPORT

Klopp vazhdon protestat kundër Federatës angleze

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppi, e mbrojti vendimin e tij për t’i pushuar lojtarët dhe për të mos e drejtuar skuadrën e tij në ndeshjen kthyese të Liverpoolit në rundin e katërt të FA Cup kundër Shrewsbury Town, duke insistuar se ai po ngrihet në këmbë për të mirën e futbollit anglez.

Liverpooli u ndal me barazim 2:2 nga Shrewsbury në stadiumin New Meadows të dielën, duke bërë që klubi i nivelit të tretë të futbollit të Anglisë ta fitojë një rindeshje në Anfield javën tjetër, transmeton Gazeta Express.

Por, kjo ndeshje bie gjatë pushimit dimëror të klubeve të Premierligës, kur Kloppi u kishte premtuar lojtarëve të tij se do të kishin mjaftueshëm pushim për t’u rikuperuar para se ta nisin pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Klopp u kritikua për vendimin e tij, pasi që shumë persona sugjeruar se ai po tregonte mungesë respekti ndaj FA Cup dhe të tjerët e quajtën atë përtac. Mirëpo, gjermani nuk do të tërhiqet nga premtimi i tij.

Duke folur para ndeshjes të së mërkurës të Premierligës kundër West Hamit, Kloppi e bëri një fjalim të gjatë dhe me pasion në mbrojtje të planeve të tij.

“Unë duhet të marrë vendime në bazë të situatës në të cilën jemi, disa njerëz kanë marrë vendime të tjerë para sezonit. Kushdo që ishte – në rregull, Federata tentoi të bëjë diçka duke i lëvizur ndeshjes e mesjavës për ta zvogëluar intensitetin – por plani doli dhe u diskutua. Nëse dikush nga klubi ynë ishte i përfshirë dhe harroi të thotë jo… unë nuk e di saktësisht se çfarë u diskutua”, ka thënë Klopp.

“Situata përfundon kështu, ne i kemi dy javë pushim. Në momentin e parë mendova, në rregull është dy javë. Por, ne nuk e dinim se kur do ta merrnin, por kur iu afruam pushimit, e vërejtëm se nëse e marrin javën e dytë, atëherë ne do ta kishim një ndeshje të Ligës së Kampionëve në atë javë”.

“Ne nuk mund ta marrim pastaj një javë tjetër pushim dhe të themi se i kemi dy ditë për t’u përgatitur për Atletico Madridin, kështu që java tjetër është java e parë. Për klubet e Ligës së Kampionëve kjo është java më e mirë sepse s’ka ndeshje të Ligës së Kampionëve”.

“Pastaj doli se mund të ketë ndeshje kthyese të FA Cup. Pasi që ne bëjmë plane afatgjate, unë nuk mund të luajë në njoftim kaq të shpejtë, veçanërisht në periudhën vendimtare të sezonit që po vjen, kështu që unë vendosa që ne do të pushojmë në gjysmë të sezonit, bazuar në letrën e Federatës në prill të vitit 2019, që na kërkoi ta respektojmë këtë pushim”.

“Ne po e bëjmë këtë për ta marrë një qëndrim të qartë dhe, e them përsëri, nëse njerëzit besojnë se unë s’kam respekt për kupat ose më quajnë përtac, këto s’janë të vërteta. Njerëzit mund të më quajnë si të duan sepse unë kam përgjegjësi vetëm për lojtarët e mi dhe për lojtarët e Premierligës”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.