SPORT

Klopp: Për çka i urdhëron lojtarët …

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ka thënë lojtarëve të tij të mbajnë maska dhe doreza në publik, në mënyrë që ta minimizojnë rrezikun nga infektimi potencial me koronavirus.

Premierliga do të rinisë më 17 qershor, pas një suspendimi prej tre muajsh shkaku i përhapjes së koronavirusit. Ndeshja e parë e “Reds” do të jetë kundër rivalit të qytetit, Evertonit, më 10 qershor, përderisa Liverpooli po i afrohet titullit të parë si kampion i Anglisë në 30 vjet.

Megjithatë, trajneri gjerman e ka bërë prioritet shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve të tij dhe ai beson se klubi do të jetë në gjendje ta bëjë stadiumin Anfield vend të sigurt për të gjithë.

Për më tepër, Klopp beson se lojtarët duhet të marrin masa parandaluese shtesë në jetën e tyre të përditshme dhe, duke e theksuar Gjermaninë si shembull, beson se edhe pjesa tjetër e popullsisë duhet të jetë më e kujdesshme.

“Ne e kemi ende një jetë normale dhe djemtë janë shumë të disiplinuar. Kemi qenë në këtë situatë që 11 javë tashmë, gjë që për njerëzit e kësaj gjenerate është sfiduese”, ka thënë Klopp.

“Kjo është një sfidë për të gjithë ne, mirëpo është e tillë veçanërisht për lojtarët. Ne duhet të shkojnë në stacione të benzinës, na duhet ushqim dhe gjëra të tilla. Ne mbajmë maska dhe unë ende s’e kuptoj pse s’e bëjnë këtë të gjithë në Angli, veçanërisht kur janë në ambiente të mbyllura. Nuk e kuptoj, kjo ndihmoi shumë në Gjermani. Unë s’jam ekspert, por ndihmoi me të vërtetë”.

“Ne u kemi thënë djemve, duhet të mbani maska dhe doreza nëse shkoni diku, në mënyrë që të mos ketë mundësi të ndodhë ndonjë gjë”.

“Njerëzit janë rreziku më i madh për njerëzit, ne jemi armiku më i madh i vetes nganjëherë, kështu që duhet të qëndrojmë të disiplinuar dhe do ta bëjmë këtë gjë”.