SPORT

Klitschko paralajmëron rikthimin në boks

Wladimir Klitschko ka thënë se është i gatshëm që të rikthehet nga pensionimi, por ka kërkuar përballjen me boksierët më në formë aktualisht.

Ukrainasi u pensionua në gusht të vitit 2017, pasi humbi dy ndeshjet e fundit nga Tyson Fury dhe Anthony Joshua, duke marrë 64 fitore nga 69 meçe të zhvilluara.

Ai thuhet se po mbanë një shikim nga afër se çfarë po ndodhë në boks dhe ka paralajmëruar se e dëshiron rikthimin në boks.

“Le të ju jap një lajm të mirë dhe mund ta pëlqeni ose jo: Klitschko vs X (kujt dëshironi të boksoj)”, ka shkruar ukrainasi në llogarinë e tij në Twitter.

Në vend të X, Klitschko dëshiron që të jetë Wilder, Joshua ose Fury, por fansat e tij kanë vendosur se kush mund të jetë kundërshtari i tij i radhës.

Fury ka marrë 14 mijë pëlqime nga tifozët për një përballje të mundshme ndaj ukrainasit, Joshua kishte 4.2 mijë pëlqime dhe Wilder me 5.2 mijë.

Joshua ditë më parë e fitoi rimeçin ndaj Andy Ruizit, derisa Wilder dhe Fury do ta kenë ripërballjen më 22 shkurt të vitit 2020.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483