Kosova

Klinton dhe Albright po ecin nëpër sheshet e Prishtinës

Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, me hyrjen e forcave të NATO-së në Kosovë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright, nën përcjelljen e udhëheqësve kosovarë, kanë ecur në sheshet e Prishtinë e cila po quhet edhe “Ecja e Lirisë”.

Ata po vazhdojnë të ecin rrugëve të Prishtinës, ku po i ndjekin mijëra qytetarë të cilët nuk po ndalen së thirruri emrin “USA” dhe emrat e tyre.