Kombëtare

KLB në veri kërkon shtim të buxhetit ndryshe pasojnë protestat

Keshilli I lagjes së boshnjakëve në pjesën veriore të vendit  ka reaguar lidhur me situatën që nga koha e pasluftes duke kërkuar nga institucionet e vendit të nderrmarin masat e duhura.

Ky këshill rikujton së 20 vitet kanë mbetur në mëshirën e fatit ku mbi  mbi 12500 banor Shqiptarë  jane debuar me dhunë dhe masakra 2, 3,4 shkurt të vitit 2000. Për vec kësaj ne deri në vitin 2005 kanei jetuar në cilësin e karantinuar dhe llogoreve koncentrike te fashisteve sikur ato gjatë luftës së dytë botërore.”

Për të gjitha këto ka pasur vetëm heshtje qè nga viti 2005 e deri më sot në mënyrë klasike Serbia ka realizuar pastrimin etnik përmes blerjes së pronave dhe ndërtimeve kolektive në to. Përpos gjendjës ekonomike sociale e të sigurisë neve na ka vështirësuar jetën dhe moralin për qëndresë heshtja e institucioneve të Kosovës dhe gjithë oponentëve tjerë Shqiptarë ku do që jane.

Përjetimet tona janë aq të rënda sa që duhet libra e libra për ta shkruar, por nuk thuhët kotë në popull se njeriu është më i fortë se guri. Por, edhe pse që të gjitha këto peripeti që ishin dhe janë prezente ne vazhdojmë të sakrifikojmë, pronën, trupin dhe jetën për Kosovën tonë të dashur’ thonë ata.

Përderisa Serbia sipas tyre ndan buxhet miliardash për ca serb në Kosovë, qeveria jonë nè mènyrè absurde ka vendosë që mjetet e ndara nga qeveria e kaluar prej 1.5 milion euro për rindërtimin dhe kthimin e banorëve të veriut t’i përgjysmojë.” Pra neve jo që po na ndihmon kjo qeveri por ajo po na e rëndon jetën dhe po dërgon ujë në mullirin e armikut. Siҫ po shihet kryeministrit Hoti nuk po i intereson gjendja në veri.

Duke përmbledhur që të gjitha këto kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës të marr masa dhe që buxheti i paraparë për veri të mos preket por të shtohët. Nuk ka asnjë arsye të përgjysmohët buxheti prej 1.5 milion euro për rindërtim dhe kthim kur e kemi parasysh se një kilometer autostrad kushton 10 milion euro dhe se shuma të tilla milionëshe harxhohën për një mandat për reprezentacione , llukse dhe udhëtime koti turistike” theksojnë ata.

Me këtë rast Këshilli bëri thirrje  të gjithë deputetëve të Kosovës që pa marrë parasysh ngjyrat partiake të bëhen bashkë dhe në kërkesën tonë të reflektojnë pozitivisht. “Nëse ndodh që ky reagim të mos merret parasysh, ne si Këshill i lagjes së Boshnjakëve dhe banorët e veriut do të jemi të detyruar të thrasim protest gjithë popullore para qeverisë së Kosovës, sepse ҫështja e veriut është më e rëndësishme se gjendja e pandemisë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.