Ky është numri i rasteve të reja me Koronavirus në Kosovë

131 testime janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë vdekje, si dhe nuk është dhënë asnjë vaksinë anti-Covid.

Po ashtu, janë shëruar 72 qytetarë. E numri aktiv me Covid-19, është 241.

Go to TOP