Klopp: Mund të fitojmë në Bergamo

Pavarësisht disfatës prej 0-3 në ‘Anfield’, megjithatë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klop beson se skuadra e tij mund ta përmbys rezultatin ndaj Atalantës.

Atalanta mbrëmë mundi bindshëm Liverpoolin, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League.

Strategu gjerman e pranon se është i zhgënjyer me humbjen dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me skuadrën italiane, megjithatë, Klopp beson se “The Reds” mund të përmbysin avantazhin e Atalantës.

“A mund të fitojmë në Bergamo? Po nëse luajmë mirë”, ka thënë Klopp.

Ndeshja kthyese mes Atalantës dhe Liverpoolit luhet pas një javë në Bergamo-n e ‘nxehtë’.

Go to TOP