Kosova

Reklamimi i targave KS nga Petkoviqi, reagojnë nga Presidenca

Shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela, ka kritikuar Serbinë për zhagitje të procesit të targave. Reagimi i Velës vjen pasi Petkoviq përgjatë të premtes u shfaq në një konferencë për media në Beograd duke reklamuar tabelat KS.
Vela, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se Petkoviq po shpërndan lajme të rreme për dokumentet për hyrje-dalje, teksa ka shtuar se shumica e serbëve posedojnë targa kosovare.

“Petkoviq po shpërndan dezinformata për targat e Kosovës dhe dokumentin e hyrje/daljes. Humbën kohë 7 muaj negociata për këtë çështje. Njoftoi se Vuçiq do të takohet me përfaqësues të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat duhej të ishin shpërbërë sipas marrëveshjeve të Brukselit”, shkroi ndër të tjera Vela.

“Shumica e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime dhe targa të veturave kosovare dhe nuk do të preken nga masat e reciprocitetit. Megjithatë, targat e paligjshme të makinave KM do të zëvendësohen me targa legale nga institucionet e Kosovës dhe qytetarëve që udhëtojnë me letërnjoftime të Serbisë do t’u jepen dokumente hyrje/dalje kur të hyjnë Kosovë”, ka shkruar më tej ai.

Reagimi i tij vjen pasi Petkoviq në një konferencë për media të ftuar të premten, ka shfaqur ilustrime të tabelave të Kosovës, ku shkruan “RKS” dhe figuron emblema e shtetit të Kosovës.

Petkoviq përgjatë këtij takimi ka pretenduar se shefi i tij, Aleksandar Vuçiq, ka dorëzuar dy propozime për çështje të bisedimave por, që të dyja janë rëfeuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort