Kosova U19 mposht pastër Maqedoninë e Veriut dhe siguron pozitën e gjashtë në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka treguar paraqitje brilante në përballjen për një pozitë më lartë, pozitën e gjashtë. Sot kundër Maqedonisë së Veriut, vajzat ‘Dardane’ shkëlqyen, derisa ngriten në pozitën e gjashtë të Kampionatit Ballkanik, i cili po mbahet në Mioveni të Rumanisë.

‘Dardanet’ triumfuan me rezultat të pastër, 3-0 (25-21, 25-22, 25-15) në një paraqitje inspiruese.

Kosova tash lufton për pozitën e pestë në ndeshjen kundër Bullgarisë, të dielën, me fillim nga ora 10:00. /Kosova.info/

Go to TOP