Kurti: NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, është deklaruar pas takimit që ka pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se NATO ka thënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e Kosovës.

Po ashtu i pari i qeverisë ka thënë se prioriteti i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

Postimi i plotë:

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri.

Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni.

Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë.

Go to TOP