Ka mbërritur në 6 të vdekur nga shpërthimi në një hidroelektranë në Itali

Ka mbërritur në 6 numri i personave që humbën jetën si pasojë e avarisë në hidroelektranën në liqenin Suviana në Itali.

Mëngjesin e së enjtes është bërë identifikimi i dy teknikëve që humbën jetën si pasojë e shpërthimit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e katër teknikëve që kanë shpëtuar është stabile, derisa një është liruar. Të gjithë të lënduarit kanë pësuar djegie si pasojë e zjarrit që ka pasuar pas shpërthimit.

Ekipet emergjente po vazhdojnë operacionet e kërkimit, derisa burime të drejtësisë në Itali kanë thënë se prokurorët në Bolonjë kanë nisur hetimet për katastrofën në këtë hidroelektranë, me akuza për shkaktim të katastrofës dhe vrasje të qëllimshme.

Hidroelektrana është në pronësi të kompanisë italiane për prodhimin e energjisë, ENEL.

Go to TOP