Show Biz

Kjo nuk pritej, shikoni të dashurën e re të Brad Pitt

Që kur ndarja e tij me Angelina Jolie tronditi botën, njerëzit duan të dinë se me kë është i lidhur Brad Pitt.

Ka pasur mjaft thashetheme dhe janë përfolur mjaft emra nga Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron, dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa, por asgjë konkrete nuk është zbuluar.

Dhe tani listës po i shtohet një tjetër emër. Thashethemet e fundit rreth jetës private të Pitt flasin për një lidhje të aktorit me yllin e “Arrested Development”, Alia Shawkat. Të dy janë parë së bashku shumë herë së fundmi, kështu që sigurisht thashethemet sa vjen edhe shtohen.

Shawkat dhe Pitt u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding Cran gjatë fundjavës, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor.

Jo vetëm kaq, por Pitt dhe Shawkat gjithashtu morën pjesë në një shfaqje të Ethan Cohen në LA në shtator dhe u panë duke u larguar me të njëjtën makinë.

Edhe pse Pitt, 55 vjeç dhe Shawkat, 30 vjeç, nuk kanë konfirmuar asgjë, duket se aktorët kanë shije të ngjashme në art dhe kulturë, dhe kjo mjafton për t’i bërë dy njerëz për vete!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483