SPORT

Kjo ishte arsyeja që francezët ngatërruan himnin e Shqipërisë

Një lëshim i madh ka ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë – Shqipëri.

Organizatorët e këtij takimi nuk e kishin lëshuar himnin shqiptar, por atë të Andorrës gabimisht.

Kjo bëri që futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë të refuzonin të fillonin ndeshjen pa u lëshuar himni shqiptar.

Por mediumi francez RMC Sport ka zbuluar edhe arsyen pse ndodhi ky lëshim nga organizatorët e takimit.

Federata e Futbollit të Francës ia ka besuar një kompanie organizimin e ndeshjes, ndërsa faji ka qenë tek organizatorët.

Ata kanë pranuar në email dy himnet, atë të Shqipërisë dhe Andorrës, që Franca do ta luaj ndeshjen me ta më 10 shtator.

Këtu ka ndodhur ngatërresa e himnit dhe kaq ka mjaftuar që ky lëshim i tyre të bëjë jehonë në gjithë botën, pasi gjitha mediat ndërkombëtare kanë shkruar për rastin.

Gjithsesi spikeri i stadiumit, stafi i Kombëtares së Francës dhe zyrtarët e FFF-së i kanë kërkuar falje tifozëve shqiptarë, lojtarëve, stafit dhe drejtuesve të FSHF-së.