SPORT

Kjo është renditja në Superligën e Kosovës pas javës së nëntë

Foto nga Arkiva

Është mbyllur java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, ku nuk kanë munguar ndeshjet e forta dhe interesante.

Në kryendeshjen e javës së nëntë u përballë Ballkani me Prishtinën, ku vendasit me rikthim shënuan fitore me rezultat 2-1.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë i shmangur nga pjesa tjetër e skuadrave, me 22 pikë të tubuara.

Drita pas fitores ndaj Arbërisë si mysafirë (1-0), mbetet në pozitën e dytë me 16 pikë. Drita ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Gjilani është i treti po ashtu me 16 pikë të tubuara deri më tani.

Prishtina, Arbëria, Trepça ’89 dhe Drenica kanë nga 11 pikë dhe gjenden në mesin e renditjes. Feronikeli, Llapi dhe Besa e mbyllin renditjen.