Kosova

Kjo është nota verbale, që thotë se Rusia e njeh fuqinë ligjore të Kosovës

Ambasada e Rusisë në Serbi të premten ka thënë se vendimet e marra nga Kosova nuk kanë forcë ligjore, teksa ka komentuar vendimin e autoriteteve kosovare për të shpallur persona non grata dy zyrtarë rusë.

Por, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar më tej duke lëshuar një notë verbale të Zyrës Diplomatike të Rusisë në Kosovë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në vitin 2020.

“Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse adresoi këtë notë verbale me 27 nëntor të vitit të kaluar tek MPJD e Republikës së Kosovës e jo tek UNMIKU?!” shkroi ajo në Facebook.

Sipas Haradinaj-Stubllës, kjo dëshmon se Rusia ka pranuar fuqinë ligjore të Republikës së Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.

Të premten, me vendimin e presidentes së Kosovës, dy diplomatë rusë u shpallen non grata. Ambasada ruse në Serbi tha se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës kështu që nuk i njeh edhe qeverinë e strukturat tjera.

“Ne bashkëpunojmë me Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfshirë këtë çështje, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Image

Shfaq më shumë
//chooxaur.com/4/3473483