Kuriozitet

Kjo është mënyra se si rusët shuajnë një veturë nga flakët

Pas dështimit për të shuar zjarrin me metoda klasike, rusët iu drejtuan një zgjidhjeje disi më të fuqishme.

Sllavët janë të njohur për improvizim, dhe midis tyre rusët shpesh përdorin zgjidhje më radikale. Dhe kur bëhet fjalë për zjarr, ata kësaj radhe na kanë habitur, transmeton Telegrafi.

Në thelb, pamjet e ngjarjes vijnë nga qyteti Osinniki dhe ndodhën në mes të muajit.

Drejtuesi i një Mitsubishi mori flakë në mes të rrugës ndërsa po ngiste makinën.

Zjarri u përhap nga pjesa e motorit dhe pavarësisht përpjekjeve ata nuk ishin në gjendje ta shuanin me aparate zjarrfikëse.

Dhe pastaj vjen zgjidhja në formën e një ekskavatori me një shportë plot me dëborë.

Ai e shkarkoi atë në pjesën e përparme të Mitsubishi. Zjarrfikja nuk shkoi në mënyrën më të mirë, por shpejt zjarrfikësit mbërritën dhe e bënë punën në mënyrë shkollore. Gjëja më e rëndësishme është që askush të mos lëndohet.