SPORT

Kjo është kombëtarja që dëshiron ta drejtoje trajneri Bujar Dërvishaj

Trajneri i mirënjohur shqiptar i volejbollit, Bujar Dervishaj, merr frerët e volejbollit zviceran

Këtë e bën të ditur faqja zyrtare në Fejsbuk, Arena Sport Fokus.

Me këtë arritje Dervishaj, realizon vizionin e tij pas 12 viteve si trajner në elitën e volejbollit zviceran, shkruajnë mediet e sportit në Zvicër.

“Pas sukseseve të shumta në volejbollin e sallës dhe te rërës, trajneri shqiptar i Kosovës, ngarkohet nga Komiteti Olimpik dhe Federata  zvicerane e volejbollit, si drejtues i Qendrës Kombëtare të Talenteve të Zvicrës , ku do të mblidhen më të mirët e këtij sporti”.

Trajneri Dervishaj,  do të angazhohet edhe si përpilues dhe mbikëqyrës i filozofisë së trajnimit dhe aftësimit.

Bujari, në fund zbuloi edhe dëshirën e tij personale dhe nuk ngurroi ta thotë:

“Dëshira e radhës është të jem përzgjedhës i kombëtares së Shqipërisë!”.