Kuriozitet

Kjo është kinemaja më e rehatshme në botë

Për ata që kanë ëndërruar ndenjëse më të rehatshme në kinema, kjo kompani në Zvicër ka menduar t’ua realizojë ëndrrën.

Ata kanë hapur një sallë “VIP” ku kanë vendosur shtretër të rehatshëm në vend të ndenjëseve tradicionale.

Salla “VIP” gjendet te kinemaja “Pathè”, në zonën zvicerane të Shpraitenbahut, në kufi me Gjermaninë.