SHËNDETËSIA

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 56 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1  pacient

Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Shfaq më shumë