Hi Tech

Kjo është fotografia e parë e postuar në Instagram

Rrjeti social më i përdorur në botë, Instagram, u lansua më 6 tetor të vitit 2010.

Bashkëthemeluesit e aplikacionit, Kevin Systrom dhe Mike Krieger i kanë kushtuar një përkujdesje të veçantë zhvillimit të aplikacionit për ta bërë sa më suksesshëm dhe ia kanë dalë më së miri.

Fotoja e parë e publikuar në Instagram është një ekran me figura të ndriçuara, foto e publikuar më 16 korrik të vitit 2010 nga Kevin, si një test për aplikacionin.