Kosova

Kjo është deklarata e Krasniqit për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…

Foto nga Arkiva

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu i Brukselit nuk ka qenë shumë i mirë por sipas tij ka zgjidhur shumë probleme që kanë ekzistuar në raport me Serbinë.

“Sot falë dialogut të Brukselit në veri funksionon ligji i Kosovës, doganierët punojnë edhe në pikat e veriut. Gjendja në veri dihet si ka qenë e si është tash. Integrimi i serbëve të veriut në institucione të Kosovës është shumë më i mirë se më parë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se kohët e fundit Hoti po e përmend shumë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Siç duket kjo temë do të jetë së shpejti në tavolinë. E pashë me shqetësimin edhe replikimin e Gjuriqit në Tëitter-in e Lajçakut ku i tregon temat që do të diskutohen nesër. Kjo është shqetësuese pasi në të kaluarën temat i ka vendosur Brukseli e tash po i vendos Serbia”.

Krasniqi ka thënë se Kosova nuk ka detyrim të formojë Asociacion të komunave me shumicë serbe që ka kompetenca ekzekutive. “Në marrëveshjen e vitit 2015 kompetencat janë të përshkruara. Ato pika minus pikat e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese dhe është e qartë. Statuti i Asociacionit është dashur të miratohet deri tani…Janë ndryshuar tri qeveri dhe ai statut nuk është miratuar. Të miratohet sa më shpejt ai statut në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pa kompetenca ekzekutive”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483