Kosova

Kjo është arsyeja pse prindërit i dërgojnë fëmijët në shkolla private e jo ato publike

Fëmijët në Kosovë ende detyrohen që pas mësimit kurikular të vazhdojnë në qendrat ditore private. Kjo ndodhë sepse Ministria e Arsimit dështoi me procesin e aplikimit të pilot projektit për mësim tërë ditor.

Pas 4 vjet përpjekje, Ministria e arsimit kishte planifikuar që në shtator të vitit 2019 të riniste mësimin tërë ditor por nuk u bë.

Shkolla Model në Prishtinë, ishte shkolla që për dy vite vazhdoi me pilotimin e mësimit tërë ditor.

Drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi thotë se mësimi tërë ditor është ndërprerë jo nga për shkak se ata dëshironin.

Ai thotë se shkolla Model në fillim kishte hasur në vështirësi mirëpo pas kalimit të kohës e me ndihmën e ofruar, ajo i përmbushte të gjitha kushtet për një qëndrim tërë ditor në objektet shkollore.

Sipas tij, Të kënaqur më mësimin tërë ditor janë shprehur prindërit ndërsa të diskriminuar në këtë projekt sipas tij kanë qenë arsimtarët.

Sevdije Gashi, njëra ndër mësueset e shkollës “Model”, ka thënë se kjo ka qenë një sfidë për të dy palët.

Ndërsa pa sukses në këtë projekt kishte dal shkolla “Faik Konica” në Prishtinë e cila për rreth një vit e gjysmë kishte mbajt mësim tërë ditor.

Psikologia kësaj shkollë Rukie Vllasa Basha e cila nuk deshi të fliste para kamerës thotë se mungesa e kushteve ka bërë të dështojnë.

“Në nuk kemi pasur hapësirë të mjaftueshme. Në këso projektesh duhet të jetë një kuzhinë, kënde të relaksimit dhe shkolla duhet të funksionojë vetëm me një ndërrim”, është shprehur psikologia.

Ajo thotë se nxënësit nuk ishin të koncentruar aspak në mësim ngase 8 orë në ditë rrinin në të njëjtat banka.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483