SPORT

Kjaer e kompleton kalimin te Milani

Simon Kjaer edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit.

Mbrojtësi i ka kompletuar me suksese testet mjekësore, për të kaluar kështu te Rossonerët

View image on Twitter

30-vjeçari ka kaluar në formë huazimi te skuadra italiane nga Sevilla me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Kjaer ishte në huazim te Atalanta deri pak ditë më parë, por Gian Piero Gasperini vendosi ta ndërpriste huazimin e tij.

Kështu, lojtari u rikthye te klubi nga La Liga, por për t’u huazuar menjëherë nga Milani.

‘Djajtë’ e konfirmuan huazimin e mbrojtësit me të drejt blerje në fund të sezonit nga Sevilla.


//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483