Rajoni

Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi synon të ngre kishë në fshatin pa asnjë sllav në Martinaj të Gucisë

Një përplasje ka ndodhur midis banorëve shqiptarë të fshatit Martinaj të Gucisë në Mal të Zi dhe kishës ortodokse serbe në këtë shtet.

Kjo pasi kisha ortodokse serbe nisi përpjekjet për të ngritur një kishë ortodokse aty edhe pse s’ka asnjë besimtar të këtij komuniteti.

Kisha ortodokse serbe synon të ngre kishën në tokën e familjes Prelvukaj.

Kisha ishte ngritur aty më 1933, por më 1941 banorët e fshatit e kishin rrënuar. Përpjekjet për ta ringritur janë ringjalluar gjatë viteve të fundit, ndërsa kanë ndeshur në kundërshtimin e vendosur të banorëve aty.

As komuna e Gucisë nuk ka dhënë leje për ngritjen e një objekti të tillë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.