Life Style - Funny

Kini Kujdes! Ja pse nuk duhet ta lini xhelin dezinfektues në makinë gjatë motit të nxehtë!

Dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli mund të shkaktojnë zjarre nëse lihen në makinë gjatë motit të nxehtë, paralajmëroi National Health Service (NHS) në Britani.

Shumë familjarë që udhëtojnë dhe dalin për të shijuar diellin dhe plazhin, mund të vendosin të lënë xhelin dezinfektues të duarve në makinat e tyre për të ruajtur higjienën gjatë pandemisë.

Por një veprim i tillë mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Në një paralajmërim të NHS të shpërndarë në faqen e internetit të Shoqatës së Industrisë së Zjarrit, thuhet se kjo e fundit ka marrë “një numër të madh raportimesh të dezinfektuesve të duarve që shkaktojnë zjarre kur lihen në automjete në motin e nxehtë që Britania e Madhe po përjeton aktualisht”.

Kohët e fundit u raportua se moti i nxehtë pritet të përfshijë gjithë Britaninë e Madhe këtë javë, me temperatura që tejkalojnë 30 gradë C në disa rajone.

Dezinfektuesi me alkool lëshon avuj që mund të ndizen shpejt nën efektin e rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta.

Zyrtarët shtuan gjtihashtu se, lënia e produkteve sanitare në ambiente të nxehta për një periudhë të gjatë kohore mund të zvogëlojë përmbajtjen e tyre të alkoolit dhe t’i bëjë ato më pak efektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.