SHKENCË

Kinë/ Prodhohet bateria e makinës me jetë të gjatë afër 16 vjet

Një kompani kineze e prodhimit të baterive të makinave është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet.

Sipas BBC, bateria e re do të ketë një jetëgjatësi prej 16 vjetësh ku bateri të prodhuara nga kompani të tjera zgjasin nga 3-8 vjet.

Kompania Contemporary Amperex Technology thotë se me këtë bateri, një makinë mund të përshkojë 200 milionë kilometra.

Kompania kineze gati të prodhojë baterinë e makinës me jetëgjatësi 16 vjet

Deri më tani, kompania nuk e ka bërë të ditur se cilin brand automjetesh do të furnizojë.

Por nga raportet e publikuara më parë, thuhet se ajo po bashkëpunon me Teslan e multimiliarderit Elon Musk.

“Nëse dikush bën porosinë, ne jemi gati të prodhojmë” – shprehet presidenti i kompanisë, Zeng Yuqun gjatë një interviste për Bloomberg News.

Në shkurt të këtij viti, Contemporary Amperex Technology lidhi një kontratë me Teslan për një model të ri makine, ndërkohë që më parë ka bashkëpunuar me BMW, Honda, Toyota, Volkswagen.