Bota

Kina ua ndalon hyrjen të huajve me viza valide

Kina ka pezulluar përkohësisht të gjitha hyrjet e të huajve me viza valide dhe leje qëndrimi të Kinës, duke nisur nga 28 marsi, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka thënë ministria e Jashtme e këtij shteti të enjten.

Përjashtimet do të bëhen për ata që udhëtojnë për shkaqe zyrtare apo diplomatike, si dhe për ata që kanë viza të kategorisë “C”, ka thënë ministria kineze përmes një deklarate.

Vizat e kategorisë “C” lëshohen për të huajt që ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtar.

Në Kinë së fundmi është ulur dukshëm numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri, ndonëse fillimisht për të është raportuar në këtë shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.