Bota

Kina shpall dëshmor Li Wenliang, njeriun që nga të parët dha alarmin për përhapjen e coronavirusit

Katërmbëdhjetë punëtorë të vijës së parë në Provincën Hubei të Kinës Qendrore, përfshirë doktorin e “që dha alarmin” Li Wenliang, u identifikuan si martirë të enjten për sakrifikimin e jetës së tyre në luftën kundër coronavirusit.

Sipas Globaltimes, përcjell Telegrafi, grupi i parë i të nderuarve ishte prej 12 mjekëve, një oficer policie dhe një punonjësi të komunitetit që luftoi në vijën e parë.

Sipas listës, tetë dëshmorë ishin anëtarë të Partisë Komuniste të Kinës. Heroi më i vjetër ishte 73 vjeç ndërsa i riu ishte 30 vjeç.

Li Wenliang, 34 vjeç, ishte një nga tetë njerëzit që dha “alarmin” duke paralajmëruar mjekët e tjerë për shpërthimin e coronavirusit, por u qortua nga policia lokale.

Ai vdiq në 7 shkurt pasi kontraktoi COVID-19.

Dëshmorët e tjerë përfshijnë Jiang Xueqing, kolegu i Li nga Spitali Qendror Wuhan i cili vdiq nga coronavirusi më 1 mars, dhe Liu Zhiming, ish drejtori i Spitalit Wuchang i cili ndërroi jetë në 18 shkurt për shkak të COVID-19. Liu ishte drejtori i parë i spitalit që vdiq nga virusi.

Ndryshe, përhapja e coronavirusit është urgjenca më e keqe e shëndetit publik që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në 1949.

Ajo shfaqi përhapjen më të shpejtë, zgjerimin më të madh dhe ishte më e vështira për tu kontrolluar.

“Dëshmori” është titulli më i lartë i nderuar i dhënë nga Partia Komuniste e Kinës dhe vendit për qytetarët e saj që vdiqën me guxim në shërbim të vendit, shoqërisë dhe popullit.

Grupi i parë i dëshmorëve iu dha mjekëve, oficerëve të policisë dhe punonjësve të komunitetit që luftuan në vijën e parë.

Më 5 mars, Komisioni Kombëtar i Shëndetit, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Sociale dhe Administrata Shtetërore e Mjekësisë Tradicionale Kineze kanë vendosur të nderojnë 472 individë të shquar dhe 113 grupe që luftuan coronavirusin.