Bota

Kina publikon videon e “sulmit të simuluar” ndaj bazës amerikane

Forcat ajrore të Kinës kanë shpërndarë së fundmi një video propagande ku shihen bombarduesit e saj bërthamore gjatë simulimit të një sulmi në atë që duket si baza ajrore amerikane në ishullin Guam në oqeanin Paqësor.

Pamjet dramatike të shoqëruara me muzikë solemne tregojnë avionët bombardues H-6 që ngrihen nga një bazë në shkretëtirë dhe lëshojnë raketat ndaj një piste avionësh duke shkaktuar shpërthime masive.

Video është shikuar më shumë se pesë milionë herë në rrjetin kryesor sicial kinez Weibo, por është vënë në lojë pasi duket se përdor dhe imazhe nga filma të Hollywood si “Transformers” dhe “The Roc”.

Zhvillimi vjen teksa Kina është në ditën e dytë të manovrave ushtarake pranë Taivanit, në dukje për të shprehur pakënaqësinë ndaj vizitës atje të një zyrtari të lartë të departamentit amerikan të shtetit.

Guam strehon një nga bazat më të mëdha ajrore amerikane, e cila reagon ndaj konflikteve në rajonin Azi-Paqësor.

Në video shihen bombarduesit kinezë H-6 që ngrihen nga baza, teksa më pas piloti i tyre shtyp butonin e lëshimti të raketave ndaj pistës së bazës bregdetare.

Teksa raketa i ofrohet objektivit, imazhet satelitore tregojnë ato që ngjajnë si pasojat e sulmit.

Forcat ajrore shkruajnë në përshkrimin e tyre: “Ne jemi mbrojtësit e sigurisë ajrore të atdheut, me besim për të mbrojtur gjithmonë qiejt tona”.

Por komentuesit në mediat sociale zbulonin menjëherë mangësitë.

Ata thonin se sekuencat e shpërthimti të raketës ishin marrë nga filmi ‘Transformers: Revenge of the Fallen’, ‘The Rock’ apo filmi i luftës në Irak, ‘Hurt Locker’.

Një nga përdoruesit tha: “Fora jonë e madhe ajrore po demonstrohet duke përdorur filma amerikanë”.

Bomarduesit kinezë H-6 janë përdour në fluturime të shumta presioni pranë Taivan.

Ndërkohë Kina është përfshirë në një konfrontim të ashpër fuqie me SHBA në Detin e Kinës Jugore, çka vjen pas konflikteve tregtare dhe ato të teknologjisë. Pentagoni ka thënë së fundmi se Kina ka tejkaluar SHBA në disa aspketë të ushtrisë por Pekini e mohon ashpër pretendimin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.