Hi Tech

Kina po pret për përdorimin e 6G

Bota mezi ka filluar të përdorë internetin 5G por Kina tashmë po pret për 6G.

Ministria e shkencës dhe teknologjisë në Kinës njoftoi dje se ka formuar dy ekipe për të mbikëqyrur studimin e rrjetit 6G, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një përpjekje të mbështetur nga shteti për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjisë, thuhet në njoftim, transmeton Kosova.info.

Një ekip përbëhet nga departamente qeveritare të cilët do të jenë përgjegjës të kërkojnë zbatimin e teknologjisë 6G, ndërsa tjetra përbëhet nga 37 ekspertë nga universitete, institucione shkencore dhe korporata, të cilët do të japin këshilla teknike për vendimet kryesore të qeverisë për 6G. 5G dhe 6G i referohen gjeneratës së pestë dhe të gjashtë të rrjeteve celulare.

Ndërsa 5G dihet se ka shpejtësi të transmetimit të të dhënave të paktën 10 herë më të mëdha se 4G, të rrumbullakosura në vitin 2009, është shumë herët të thuhet se çfarë mund të jetë 6G, ose cilat lloj teknologjish do të përparonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.