Kosova

Kina nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën në Interpol

Kina nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj dhe nuk do ta mbështesë pranimin e Kosovës në Interpol.

Kësisoj i është thënë zëvendëskryeministrit serb, Nebojsha  Stefanoviq në një takim që pati me shefin e delegacionit kinez në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, Daqi Duan.

Në një takim në Santiago, Kili, ku po mbahet Asambleja e 88-të e Interpolit, shefi i delegacionit kinez riafirmoi mbështetjen e Kinës për siç thuhet “integritetin territorial të Serbisë dhe pozicionin e tyre të pandryshuar me kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol”.