Kuriozitet

Kina ndryshon ligjin, qentë nuk janë më ‘kafshë ferme’ dhe nuk mund të tregtohen për mishin e tyre

Kina ka përjashtuar qentë nga klasifikimi si ‘kafshë ferme’ në një verdikt, i cili duket si një vendim që mund të ndalojë ngrënien e mishit të tij në vend.

Ministria kineze e agrikulturës dhe punëve rurale tha se i njeh qentë si ‘kafshë shoqërimi’ dhe ‘të papërshtatshme’ për tu menaxhuar si ushqim, në një document të publikuar dje.

Vetëm kafshët e listuara nën këtë listë mund të çiftohen, rriten dhe tregtohen për qëllime komerciale në Kinë sipas legjislacionit vendas.

Kjo do të thotë se propozimi ka fuqinë të ndalojë vrasjen e 10 milionë qenve për mishin e tyre çdo vit në vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.