SPORT

Kimmich: Futbollistet kanë përgjegjësi për ta luftuar COVID -19

Joshua Kimmich thotë se futbollistët e profilit të lartë kanë “një përgjegjësi të caktuar” për të luajtur rolin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Në fillim të këtij muaji, mesfushori i Bayern Munich dhe Gjermanisë Kimmich ngriti një iniciativë së bashku me shokun e tij të klubit Leon Goretzka të quajtur ‘We Kick Corona’, një fond për bamirësit dhe institucionet sociale gjatë krizës Covid-19.

Ka qenë 2,000 donatorë për kauzën, përfshirë Robert Lewandowski, i cili premtoi 1 milion euro së bashku me gruan e tij, dhe totali tani ka tejkaluar 3.5 milionë euro, me Mats Hummels, Leroy Sane dhe Timo Werner të renditur në mesin e mbështetësve në iniciativën online, transmeton lajmi.net.

“Si futbollist ju keni një përgjegjësi të caktuar”, tha Kimmich në një intervistë për faqen e Bayern.

“Ne gjithashtu kemi mundësinë për të ecur përpara përsa i përket solidaritetit. Leon dhe unë, dhe tani skuadra e FC Bayern Munich, kemi menduar natyrshëm se si mund t’i ndihmojmë – si punonjësit tanë, ashtu edhe shoqëria jashtë klubit”.

“Prandaj kemi filluar iniciativën dhe shpresojmë se mund të ndihmojmë shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë gjatë kësaj kohe”.